Asistimi i Granit Xhakës nuk i mjafton Arsenalit

Arsenali është mposhtur nga Watfordi në kuadër të javës së tetë në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger ka dështuar të fitojë sot duke u mposhtur me rezultat, 1:2 në ”Vicarage Road”, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

DLs3FSpWAAc9TVk

Të parët në epërsi kaluan londinezët përmes Per Mertesacker (’39), i cili u asistua mjaft mirë nga Granit Xhaka.

Megjithatë, vendasit përmbysën gjithçka duke shënuar edhe dy gola përmes Troy Deeneyt (’71) dhe Tom Cleverley (’90).

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, Arsenali mbetet në vendin e gjashtë me 13 pikë, ndërsa Watfordi ngritet në vendin e pestë me 15 pikë të grumbulluara. /Gazeta Olle/

Jose-Mourinho-866432

https://streamable.com/96u51