Asgjë e re, Milot Rashica, shënon sërish, këtë herë në minutën 90

Milot Rashica vazhdon ta kryejë detyrën në mënyrën më të mirë.
Ylli kosovar shënoi golin e radhës për Werder Bremenin, shkruan Gazeta Olle.
Rashica realizoi në minutën 90 nga penalltia për rezultatin 2:2 ndaj Eintracht Frankfurtit në udhëtim.
Ky është goli i dytë i vushtrriasit brenda dy javësh.