As Prishtina, as Drita: Kjo është skuadra e re e Ahmed Januzit

Sulmuesi i njohur vushtrrias e ka gjetur klubin që do t’ia plotësojë kushtet e kërkuara.

Pasi që i skadoi kontrata me Prishtinën, ai nuk arriti që të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin për të vazhduar kontratën.

Januzi kishte biseduar edhe me Dritën javën që shkoi, por që nuk arritën t’i plotësonin kërkesat e ti, shkruan GazetaOlle.com.

ahmed januzi

Tashëm ka dal në skenë skuadra që do t’ia plotësojë kushtet Januzi, pasi lojtari ka arritur marrëveshje në parim me Llapin.

Kryetari i klubit, Nexhat Dumanica dhe drejtori sportiv Tahir Batatina, do t’ia bëjnë dhuratën e madhe Bylbyl Sokolit, duke ia ofruar njërin prej sulmuesve më të mirë të Superligës.

sokoli-lllapi-e1532382686266-1200x630-660x375

Januzi te Prishtina nuk kishte arritur ta jap atë që pritej prej tij, pasi në dy vite, asnjëherë nuk shënoi mbi 10 gola në edicion. /Gazeta Olle/