Artistët i kushtojnë ‘këngë’ Fadil Vokrrit (VIDEO)

‘Stupcat’ me kolegët e tyre i këndojnë edhe Fadil Vokrrit rrugës për Shqipëri.

Artistët kosovarë janë bashkë në një autobus rrugës për në Shkodër, ku janë duke shkuar për ta përkrahur ekipin e Kosovës në futboll.

Ata, të udhëhequr nga Vedati i grupit ‘Stupcat’ i kanë kënduar edhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, shkruan lajmi.net.

Kosova luan nesër në Shkodër ndeshjen me Kroacinë ndërsa artistët kanë treguar për lajmi.net se sot do të takohen me djemtë e përfaqësueses.