Artion Osmani, super-talenti i karatesë kosovare

Artion Osmani është shpresa e madhe e karatesë kosovare. Ai është 5 herë radhazi kampion në Kosovë, në grupmoshën e tij.

Super-talenti nga Gjakova, javën e kaluar është shpallur kampion ndërkombëtar, në një turne të mbajtur në Prishtinë.

Kampioni që nuk njeh humbje e ka pranuar brezin e zi nga Enver Qekiqi, ndërsa së shpejti do të udhëtojë jashtë vendit për ta përfaqësuar Kosovën.

Artioni është pjesë e klubit Jehona nga Gjakova, me trajner Nue Perlokën.

Me talentin dhe cilësitë e jashtëzakonshme, ai llogaritet si njëri ndër karateistët më perspektivë në Kosovë. /Olle

12910811_10206070746383143_2122416217_n 12895296_10206070746343142_605362606_n 12895336_10206070746423144_847028968_n 12895544_10206070746543147_905713035_n

loading...