Artan Latifi fillon punën si trajner, por vendi ku punon do t’iu çmend

Portieri legjendar i Dritës nga Gjilani, edhe i futbollit të Kosovës, Artan Latifi, në edicionin e kaluar zyrtarisht u pensionua nga futbolli aktiv dhe tashmë ka filluar punën si trajner në Kanada.

Latifi për “Epokën e re” ka thënë se në fillim kishte vështirësi, por me kalimin e kohës ka nisur të adaptohet me punën dhe jetën e re.

“Jam këtu në Kanada që tre muaj, kurse vetëm sa kam filluar punën si trajner në shkollën e futbollit FC London. Normalisht, si çdo fillim, edhe këtu e kisha të vështirë, por tash kam filluar të stabilizohem dhe gjërat po bien në vend të vet. Të them të drejtën, këtu kam ardhur për një vizitë familjare, por tash, pasi kam filluar të punoj si trajner, nuk mendoj të rikthehem në Kosovë”, ka thënë Latifi.

artan latifi

Më pas ish-portieri i disa skuadrave në Kosovë ka treguar se pas pensionimit te skuadra e Dritës i ka pasur dyert e hapura për ta vazhduar punën në këtë klub, por gjërat ndryshuan me ardhjen në Kanada.

“Te Drita gjithmonë i kam pasur dyert e hapura, por edhe respektin që kam pasur në këtë klub dhe nga tifozët ‘Intelektualet’ ka qenë për lakmi. Shfrytëzoj rastin që nëpërmjet gazetës ‘Epoka e re’ ta falënderoj kryesinë e klubit dhe të gjithë ata që janë pjesë në KF Drita”.

artan latifi

 

“Kur e përfundova karrierën, drejtori i klubit, Fisnik Kerqeli, në bashkëpunim me drejtorin Feti Murseli dhe kryetarin Valon Murseli, ma kanë ofruar postin në akademinë e klubit. Kështu që, FC Drita ka qenë dhe do të mbetet shtëpia ime”, ka deklaruar Latifi.

Në karrierën e tij të pasur futbollistike, Latifi ka luajtur, përveç për Dritën, edhe për Hysin, KEK-un dhe Besianën, ndërsa ishte pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

artan latifi

artan latifi