Arsim Gojani me ofertë interesante nga Gjermania, pret Ambasadën për vizë!

Arsim Gojani është gati për një aventurë jashtë vendit.

Trajneri gjakovar ka marrë një propozim interesant nga klubi gjerman, Darmstadt.

Shqetësimi i vetëm për Gojanin është viza.

Ai pret që të pajiset me vizë para muajit gusht.

“Kam marrë një propozim interesant nga klubi gjerman Darmstadt mirëpo nuk e di ende a do të realizohet për shkak të vizës”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.

“Nëse Ambasada e Gjermanisë më konfirmon terminin para muajit gusht, atëherë jam shumë optimist që do të shkojë atje”, vazhdoi ai.

Prej largimit nga Vëllaznimi, Gojani nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre tjetër, ani pse ka pasur disa oferta.

Pas punës së mirë në klubin kuqezi, tifozët gjakovarë kanë kërkuar në disa raste rikthimin e tij në krye të shtabit teknik.

Gojani konsiderohet mes trajnerëve më perspektiv në vend. /Gazeta Olle/