Arsene Wenger zbulon fajtorin kryesor për humbjen e sontme nga Kolni

Arsenali vuajti nga mungesa e saktësisë në fazën e tretë të aksionit në ndeshjen e sontme ndaj Kolnit.

Ky është verdikti i trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger pas humbjes së sontme nga Kolni me rezultat, 0:1, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Megjithatë, francezi refuzoi që t’i kritikojë lojtarët e tij për mënyrën se si ata u paraqitën sonte.

Pavarsisht rezultatit, Arsenali e siguroi një vend që dërgon në fazën tjetër të Europa Leagues.

giroud

”Unë nuk mund ta fajësoj koncentrimin dhe përgatitjen e lojtarëve”., u shpreh Wenger.

Arsenali shpreson që të reagojë pozitivisht këtë fundjavë në Premier League.

Lojtarët e Arsene Wenger udhëtojnë të dielën në ”Turf Moor” për t’u përballur me Burnleyn e Sean Dyches. /Gazeta Olle/

afc