Arsene Wenger i ”vërsulet” Thierry Henryt pas pohimeve interesante të legjendës së Arsenalit

I frustruari, Arsene Wenger e ka kritikuar Thierry Henryn pas deklaratave të fundit të legjendës së Arsenalit.

Henry së fundmi tha se Alexis Sanchez ka bërë një ndarje në skuadrën e Arsenalit, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Dhe Wenger u hidhërua me këtë deklaratë kur u pyet për injorimin e bashkëlojtarëve për të festuar me Alexis Sanchezin pas golave të tij ndaj Crystal Palaces.

Kështu, trajneri i Arsenalit frikësohet se Sanchez pas kësaj mund të kritikohet gjatë gjithë sezonit.

Arsenal

”Është një problem kur Sanchez luan mirë dhe kur nuk luan mirë. Është e pabesueshme”.

”Pas gjykimit tuaj nëse ai luan mirë apo jo, por disa njerëz gjithnjë duan të shkaktojnë probleme”, tha Wenger.

29-vjeçarit i mbaron kontrata në fund të sezonit, teksa ai mund t’i fillojë bisedimet nga nesër me klubet e interesuara. /Gazeta Olle/

nintchdbpict000375170356