Arsenali vazhdon me ecurinë pozitive, ky është rekordi më i ri i skuadrës së Arsene Wengerit

Arsenali u rikthye nga disavantazhi në fundjavë për ta mposhtur Swansean me rezultat, 2:1.

Sead Kolasinac dhe Aaron Ramsey shënuan dy gola të shpejtë për ta fituar ndeshjen në ”Emirates Stadium”, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Përveç se iu afrua me pikë rivalit lokal, Tottenhamit, Arsenali theu edhe një rekord.

Kjo ishte fitorja e 13-të rresht për Arsenalin në ”Emirates Stadium”.

Dhe kjo është ecuria më e mirë e Arsenalit si vendas që prej transferimit në ”Emirates Stadium” nga ”Highbury” në vitin 2006.

DNYwIaMW0AAh41f

Fitorja e parë e kësaj ecurie erdhi në prill ndaj West Hamit, ku Arsenali fitoi me rezultat, 3:0.

Dhe më pas, Arsenali mposhti skuadrat si Leicester City, Man United, Sunderland dhe Everton e të tjera për ta vazhduar këtë rekord. /Gazeta Olle/

Arsenal v Stoke City - Premier League - Emirates Stadium