Arsenali sfidon Interin për yllin e Napolit

Arsenali i është bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Nikola Maksimovic.

Lajmin e ka bërë të ditur Football Italia, gazetë e cila shkruan se mbrojtësi serb kërkohet edhe nga Interi, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Arsene Wenger pritet ta përforcojë mbrojtjen pas lëndimit të Shkodran Mustafit, i cili pësoi një lëndim jo të lehtë në ndeshjet e fundit me Kombëtaren gjermane.

25-vjeçari i është bashkuar Napolit nga Torino gjatë sezonit të kaluar.

GettyImages.854259216

Ndërsa, pas paraqitjeve të mira të lojtarit, Napoli vendosi që ta blejë atë gjatë verës në baza të përhershme për 25 milionë euro.

Megjithatë, Maksimovic ka bërë vetëm 14 paraqitje te Napoli që nga sezoni i kaluar dhe tani flitet se lojtari mund të shitet.

Pas shitjes së Gabriel Paulistas, Arsenali pritet të tentojë për Maksimovicin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Por, asgjë nuk do të jetë e lehtë për londinezët, pasi që Interi do t’i bëjë konkurrencë të madhe klubit nga ishulli në këtë drejtim. /Gazeta Olle/

skysports-mustafi-arsenal-football_4076687