Arsenali prezanton Aubameyang, por sa i kushtoi Wengerit afrikani

Më në fund skuadra e Arsenalit ka kompletuar transferimin e sulmuesit nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang, të cilin e mori nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi këmbëshpejtë, klubit nga Londra i ka kushtuar 56 milionë funte, transferim rekord ky për Arsenalin, që njihet si skuadër që transferon lojtarë me shuma jo të mëdha parash.

Aubameyang të Dortmundi luajti në 144 ndeshje, derisa ka shënuar 98 gola në të gjitha garat.

Edhe një fakt vlen të theksohet se sulmuesi nga Gaboni është bërë lojtari më i shtrenjtë afrikan, duke lënë prapa dyshen e Liverpoolit, Naby Ketia dhe Mohamed Salah. /Gazeta Olle/

Image result for aubameyang arsenal