Arsenali mbanë Wengerin

Largimi i Jurgen Klopp nga Borussia Dortmund, nuk do të rezultojë me asnjë ndryshim në bankinën e Arsenalit.

Edhe pse Klopp ka qenë i monitoruar për një kohë të gjatë nga klubi londinez, krerët e Arsenalit i besojnë shumë francezit Arsene Wenger dhe sipas mediave angleze qëndrimi i këtij të fundit është i sigurtë, sidomos pas tetë fitoreve të njëpasnjëshme në Premierligë. /Gazeta Olle