Arsenali i deklason Evertonin

Arsenali e ka deklasuar Evertonin në “Emirates”.

Skuadra e Arsene Wenger fitoi me rezultat të thellë, 5:1.

Futbollisti i ndeshjes ishte Aaron Ramsey, i cili shënoi het-trik.

Dy golat tjerë u shënuan nga Pierre-Emerick Aubameyang dhe Laurent Koscienly.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet në pozitën e 6 me 45 pikë.