Arsenali hyn në ‘luftë’ me Bayernin për Granit Xhakën

Arsenali i Arsene Wengerit i shtohet listës së gjerë të klubeve që duan shërbimet e Granit Xhakës.

E përditshmja angleze në versionin online, shkruan se skautët e Wengerit janë duke monitoruar kapitenin kosovar të Borussia Monchengladbachut.

“Ata e kanë vëzhguar në ndeshjen me Manchester Cityn, si dhe në takime të Bundesligës”, shkruan Daily Mail, përcjell GazetaOlle.com.

Ëenger e di mirë se Xhaka shihet si zëvendësues i Xabi Alonsos te Bayerni, prandaj do ta ketë mjaft të vështirë të fitojë luftën me bavarezët. /Olle/