Arsenali ”goditet” nga një lajm tjetër i keq – mungesa të mëdha për sfidën ndaj Chelseat

Arsene Wenger ende nuk e di sigurt se kur do të kthehet Shkodran Mustafi, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Trajneri i Arsenalit do të përballet nesër me Chelsean në Carabao Cup, teksa edhe Nacho Monreal, Sead Kolasinac dhe Laurent Koscielny nuk priten të luajnë.

Dhe rikthimi i Mustafit mbetet ende mister për trajnerin francez, i cili dëshiron të fitojë ndonjë titull këtë sezon.

”Mustafi do t’i ketë disa teste. Nuk e di se kur ai do të rikthehet. Do ta mësoj këtë së shpejti”.

Mustafi

”Unë do të doja që ta fitoja këtë titull sepse ne jemi në gjysmë-finale dhe kemi mundësi të mirë për ta bërë këtë”.

”Ka ende rrugë për të burë. Është e njejta gjë që bëmë vitin e kaluar në FA cup”, u shpreh Mustafi. /Gazeta Olle/

Mertesacker

Bellerin