Arsenali gjen zëvendësuesin e Alexis Sanchezit – dhe ai kushton 27 milionë funte

Arsenali pritet ta transferojë sulmuesin argjentinas, Cristian Pavos për ta zëvendësuar Alexis Sanchez.

Mediat në Argjentinë pohojnë se Arsene Wenger do ta paguajë klauzolën e lojtarit që vlen 27 milionë funte, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Manchester City dëshiron transferimin e Sanchezit këtë muaj për 25 milionë funte edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Dhe kështu Arsenali dëshiron ta transferojë në Londër sulmuesin e Boca Juniorsit.

14469724_911485522318014_3197768217114048912_n

Kështu 21-vjeçari do ta kishte mundësinë që të luajë për skuadrën e parë, pasi që ai dëshiron të ftohet nga Argjentina për Kupën e Botës këtë verë.

Përveç Sanchezit, edhe Francis Coquelin dhe Mathieu Debuchy priten të largohen nga ”Emirates Stadium” këtë muaj.

Dhe me të ardhmen në dyshim të Mesut Ozil dhe Jack Wilshere, Arsenali dëshiron që ta përforcojë skuadrën që tani.

Nga ana tjetër, Per Mertesacker pritet të pensionohet në fund të sezonit, si dhe Olivier Giroud dhe Theo Walcott mund të largohet pas minutazhit të ulët. /Gazeta Olle/

Wenger