Arsenali gati ta shesë Granit Xhakën

Trajneri Unai Emery po mendon ta shesë mesfushorin kosovar Granit Xhaka, i cili mund ta vazhdojë karrierën në Itali, ku e kërkon Interi.

Arsenali është përpara ndeshjes kryesore të sezonit, atë të finales së Europa Leagues, të cilën do ta zhvillojë me Chelsean. Një fitore eventuale mund t’i dërgojë “Gunners” në Champions League.

Por, ndërkohë klubi londinez po mendon edhe për afatin kalimtar të verës. Disa prej futbollistëve mund të largohen nga “Emirates Stadium” në fund të sezonit.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, njëri prej futbollistëve që do të largohen në verë është edhe Granit Xhaka. Drejtuesit Londinezë nuk janë të bindur me paraqitjet e Xhakës andaj edhe duan që ta shesin.