Arsenali fiton falë golit më qesharak të vitit në Premierligë

Arsenal ka fituar ndaj Watfordit me rezultat minimal, 0:1, në javën e 34-të në Premierligë.

Golin e vetëm më ndeshje e shënoi Pierre Emerick Aubameynag në minutën e 10’-të.

Watford ishte për më shumë se 80’ minuta me një lojtar më pak në fushë, pasi Troy Deeney u përjashtua nga loja në minutën e 11’-të.

Pas xhiros së 34-të, Arsenal gjendet në vendin e katërt me 66 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të pestin.