Arsenal-Xhaka, ky lajm do ta bëjë krenar çdo shqiptar

Mesfushori prishtinas, Granit Xhaka, shumë shpejtë mund ta marr një super-lajm nga skuadra e tij, Arsenal.

Anëtari i Kombëtares së Zvicrës po kalon momente mjaft të mira në jetën e tij. Gruaja e tij, Leonita, është shtatzënë më fëmijën e tyre të parë, teksa në anën profesionale, Granitin po e monitorojnë nga afër skuadra si Inter Milan dhe Atletico Madrid, shkruan Gazeta Olle.

Por, ai gjithashtu po ngritet në hirearkinë e klubit të Arsenalit. Madje, Xhaka mund ta udhëheq në fushë klubin londinez si kapten në stinorin e ri.

Granit Xhaka duke mbajtur shiritin e kapitenit kundër Chelseat

Në stinorin e fundit, Arsenali pati pesë kapitenë dhe një nga ta ishte pikërisht ish-mesfushori i Baselit. Tani, Petr Cech dhe Aaron Ramsey janë larguar nga ky klub.

Në situatë jo shumë të mirë është kapiteni tjetër, Mesut Ozil, ndërsa ‘kundërshtari’ më i madh i Xhakës mbetet mbrojtësi francez, Laurant Koscienly.

Por, Graniti tashmë e ka fituar besimin e trajnerit, Unai Emery. Ky i fundit e aktivizoi Xhakën në plot 40 ndeshje në stinorin e fundit.

Kosovari gjithashtu fitoi zemrat e tifozëve londinezë me paraqitjet e tij luftarake në fushë, duke e luajtur rolin e kapitenit edhe pa e mbajtur shiritin në krahë. /Gazeta Olle/

Leonita Lekaj Xhaka, në pritje të fëmijës së parë