Arsenal ofron 30 milionë euro për yllin e ri shqiptar

Futbollisti shqiptar , Marash Kumbulla, nga një i panjohur brenda njëm kohe shumë të shkurtër është shndërruar në një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Në garë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit kuqezi janë futur pjesa më e madhe e klubeve në Serie A, Inter, Napoli, Fiorentina e Lazio por fama e tij ka kaluar kufijtë e Italisë.

Sipas “Mirror”, Arsenal gjithashtu po ndjek me interes situatën e futbollistit shqiptar.

Arsenal i shtohet listës së ekipeve në Angli, përveç Chelsat dhe Unitedit që janë të gatshme të paraqesin në dyert e Verona një ofertë konkrete.

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, “topçinjve” do ti duhen afro 30 milionë euro për të paguar kartonin e Kumbullës.