Arrihet marrëveshja, Milicaj befason të gjithë me ekipin e ri

Mark Milicaj mund të përfundojë te Dukagjini i Klinës.

Lojtari ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Liga e Parë dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të bëhet prezantimi i tij nëse nuk ndryshon diçka në momentet e fundit.

Në fakt, lojtari kishte shumë oferta nga skuadrat elitare të Kosovës, por organizimi i klubit të vendlindjes ka bërë që Milicaj të sakrifikojë për t’i ndihmuar Dukagjinit.

Skuadra klinase pritet t’i sjellë edhe disa përforcime tjera për të synuar Superligën.