Jurgen Klopp e ka bindur edhe një gjerman për tu bashkuar me Liverpoolin. Mbrojtësi i Kombëtares Gjermane, Jonas Hector do të bashkohet me Liverpoolin pas “Euro 2016”.
Burime të afërta me gjigantin anglez bëjnë të ditur se Reds janë marrë vesh me skuadrën e Koln për transferimin e Hector.
Tani lojtari do të diskutojë detajet e pagës me Liverpoolin para se të bashkohet me këtë skuadër.
Hector është objektiv i shumë skuadrave gjermane dhe llogaritet si një nga mbrojtësit më stabil në krahun e majtë në futbollin evropian, raporton ‘IndeksOnline’.