Arrihet marrëveshja, kjo është e ardhmja e Iker Casillasit

Iker Casillas ka arritur marrëveshje me Real Madridin për t’u larguar gjatë verës. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni spanjoll, RTVEe, sipas së cilit portieri do të largohet pasi në vend të tij do të vije David de Gea i Manchester United.

Casillas është në ‘Santiago Bernabeu’ që nga viti 1999.

Gjatë kësaj kohe ai ka fituar pesë tituj të La Ligas, tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë Kupën e Mbretit. (Gazeta Olle)