Arrihet marrëveshja, Grujiç te Liverpooli për 7 milionë euro

Liverpooli e ka bërë goditjen e parë, ani pse blerja do të zbarkojë në “Anfield Road” vetëm në afatin kalimtar të verës 2016.

“Goal.com” ka konfirmuar që Liverpooli dhe Crvena Zvezda kanë arritur marrëveshje për transferimin e Marko Grujiç, i cili do të kalojë te gjiganti anglez për 7 milionë euro.

Gjithçka është e kryer, madje edhe detajet tjera si për shembull fakti që Crvena Zvezda do të fitojë 10% të shumës nga transferimi eventual i Grujiç nga Liverpooli te ndonjë skuadër tjetër, në të ardhmen. /Olle