Arrihet marrëveshja: Agim Cana kryetar i Vëllaznimit?

Vëllaznimi shumë shpejtë pritet të bëhet me kryetar të ri të klubit.

Në orët e fundit ka pasur zhvillime të mëdha në lidhje me ndërrimin e strukturave udhëheqëse të kuqezinjve.

Gazeta Olle mëson përmes burimeve brenda klubit se është arritur akordi që Agim Cana të bëhet kryetar i klubit.

Marrëveshja u arrit pas takimit të Canës me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe kryetarin aktual të klubit, Shkëlzen Gashi.

Lajmi pritet të zyrtarizohet gjatë orëve në vazhdim.