Arpagjiktë bëjnë gabim amatoresk, paraqesin qëllimisht mbrapshtë transparentin e tyre

Arpagjiktë kanë qenë të pranishëm në kryeqytet në sfidën e tretë finale, Prishtina-Bashkimi në “play-off”-in e basketbollit.

Ata e kanë shpalosur një mesazh, ku thuhet: “Titulli kampion pa Arpagjiktë nuk shkon”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Në shenjë revolte ndaj klubit, të cilin po e bojkotojnë, Arpagjiktë e kanë bërë një veprim që kurrsesi s’duhet ta bënin.

Ata e kanë vendosur transparentin e tyre identifikues mbrapsht.

Gjest i qëllimshëm, por krejtësisht jashtë mentalitetit ultras. /Gazeta Olle/

32842172_1778167315554974_6415365535906660352_n