Arnold Gjergjaj fiton me nok-aut pas vetëm 42 sekondash

Arnold Gjergjaj i njohur ndryshe me nofkën ‘Kobra’ ka mposhtur kroatin Marino Goles pas vetëm 42 sekondash, në luftën e zhvilluar për kategorinë e rëndë në boks.

Boksierit shqiptar nga Gjakova, por me nënshtetësi zvicerane nuk priti të mbyll as raundin e parë për ta nok-autuar kundërshtarin, shkruan GazetaOlle.com.

Ai që në goditjen e parë e dërgoi kroatin për toke, i cili më nuk ishte në gjendje për ta vazhduar meçin.

Për Gjergjajn ishte fitorja e 29-të në 29 lufta profesionale, prej tyre 21 me nok-aut. “Unë jam i befasuar se si ai u dorëzua kaq herët”, tha 31-vjeçari Gjergjaj, pas paraqitjes së shkurtër kundër 35-vjeçarit nga Kroacia. “Unë do të prisja edhe më shumë vetëm ai të vazhdonte luftën, por do ta godisja edhe më shumë”, shtoi ‘Kobra’, përcjell GazetaOlle.com.

Edhe në kampin e Gjergjajt nuk e pritën një luftë kaq të shkurtër. “Kjo për Arnoldin nuk ishte një test i vërtetë”, tha menaxheri i tij Gallina. /Olle/

arnoldi