Armend Thaqi e shfrytëzon më së miri pushimin e skuadrave, i jep fund beqarisë!

Mbrojtësi i djathtë më i mirë në Kosovë prej vitesh dhe njëherësh kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai sonte është fejuar me Arizona Igrishtën, përcjellë Gazeta Olle.

Thaqi e ka publikuar foton me të fejuarën në rrjetin social Instagram.

Sigurisht, ai ka pranuar urime të shumta për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij personale.

Duket se Thaqi e ka shfrytëzuar më mirë se të gjithë tjerët pushimin për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare. /Gazeta Olle/