Armend Thaçi, kapiten i ri i Prishtinës

Prishtina zhvilloi sot ndeshjen e radhës miqësore.

Skuadra e Mirel Josës barazoi në “Fadil Vokrri” me Shkupin.

Në këtë ndeshje kapiten i ekipit ishte Armend Thaçi.

Mirel Josa i beson shumë anësorit, duke e konsideruar atë si lojtarin më të mirë në ekip.

Kësisoj, Thaçi do të jetë pasues i Armend Dallkut, që ishte kapiten i skuadrës në dy edicionet e fundit.