Armend Dallku prezantohet para futbollistëve të Prishtinës

Armend Dallku është prezantuar si trajner i Prishtinës para futbollistëve të kryeqytetas.

Prishtina me Dallkun synon që ta ketë trajner “jetëgjatë” për tre-katër vitet e ardhshme, përcjell Gazeta Olle.

E pritja e futbollistëve të Prishtinës për Dallkun ishte e ngrohtë, pasi që deri para dy muajsh me shumicën nga ta ishte bashkëlojtar.

“Përndryshe, Dallku 35 vjeç, i lindur më 16.06.1983 në Vushtri dhe vendbanim në Prishtinë, është kryetrajneri më i ri i skuadrës, mbase në histori të klubit dhe jo vetëm në 40 vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës në rrjetet sociale.