Armando Sadiku e nis me gol sezonin e ri  (VIDEO)

Zurich e ka nisur me fitore sezonin në ligën e dytë të Zvicrës, duke e mundur 2:0 Winterthurin.

Skuadra e madhe zvicerane edicionin e kaluar kaloi momentet më të rënda në histori të klubit, duke rënë nga kategoria e parë.

Por, rrugën drejt kthimit në elitën e futbollit zviceran, Zurich e ka nisur me fitore, duke mundur Winterthurin, 2:0.

Njëri nga realizatorët për Zurich, ishte Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare.

Sadiku në minutën e 82’, shënoi golin e dytë për Zurich.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=161&v=pl80QFvWwv4