Armando Sadiku e komenton kështu aventurën e re me Luganon

Armando Sadiku është tashmë edhe zyrtarisht lojtari më i ri i Luganos.

Sulmuesi shqiptar u rikthye te ekipi që e promovoi në elitën e futbollit zvicerian para se të transferohej te Zurichu. Pas firmës me ekipin e ri, ku do të jetë i huazuar për 6 muaj, Sadiku dha këtë deklaratë për SuperSport:

“Po është e vërtetë sot firmosa me Luganon, është një skuadër ku rikthehem edhe besoj se e njoh ambientin ndaj dhe do të bëj mirë në këto muaj, jam gati të stërvittem dhe të jap përditë maksimumin që të arrij në formën time optimale dhe të ndihmoj për mbijetesën e Luganos”.

Përsa i përket faktit se tani do të punojë sëbashku me ish ndihmësin e Gianni De Biasit në Kombëtare, Paolo Tramezzani, Sadiku u shpreh se për të është një ndihmesë e madhe. Ndërkohë “bomberi” elbasanas shtoi faktin se italiani i dha një shtysë të madhe tratativave mes tyre: “Është e vërtetë që fakti që Tramezzani është aty përben një avantazh të madh për mua. Siç ka thënë edhe presidenti Renzeti tratativat mes nesh kishin nisur që në nëntor por me mbërritjen e Tramexanit gjithcka u bë më konkrete . Une me menaxherin kishim vendosur disa kushte dhe pasi u plotësuan firmosëm. Jam gati për këtë aventurë pasi njoh trajnerin, presidentin, ambientin dhe besoj se do të luaj cdo ndeshje për të dhënë maksimumin”, deklaroi ndër të tjera Armando Sadiku.