Armando Duka komenton shortin: Flet për momentin kur Kosova dhe Shqipëria mund të ishin në një grup

Nga ora 18:00 ka filluar hedhja e shortit për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Në këtë short, Kosova gjendet në Ligën C, ndryshe nga hera e fundit që ishte në Ligën D, shkruan Gazeta Olle.

Pas shortit, Kosova gjendet në grupin tretë së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Kurse, Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë poashtu një grup mjaft të vështirë.

Shqipëria do të jetë në grupin me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistaninë.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka e ka quajtur grupin e Shqipërisë mjaft të vështirë, kur dihet distanca e largët që i bie të udhtojnë për në tre shtetet kundërshtare.

“Shorti është short, nuk ishte keq. Por po të kemi parasysh kur luhet çdo 3 ditë, atëherë do të jetë vështirë pasi distancat e udhëtimit janë të largëta, dhe nga ky këndvështrim, jemi në grupin me të keq.

Objektivat tona janë të jemi të parit në grupin ku jemi dhe të inkuadrohemi në Ligën B”, tha fillimisht ai.

I pyetur për momentet e shortit, kur Kosova dhe Shqipëria mund të ishin në një grup, Duka tha:

“Unë e kam thënë para shortit, nuk e doja Kosovën në grup. Kështu që e dëshiroja (Kosovën), më shumë aty ku shkoi shorti”, përfundoj Duka për Supersport./Gazeta Olle