Arlind Grantolli, kryetar i SHGSPK-së

Shoqata e Gazetarëve Sportivë Profesionistë të Kosovës (SHGSPK) të premten në Prishtinë e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të saj, në të cilin kanë marrë pjesë 24 delegatë. Këta të fundit, me shumicë votash, kryetar të ri e kanë zgjedhur Arlind Grantollin, i cili mori 16 vota, dhjetë më shumë sesa kundër-kandidati i tij, Blerim Halimi.

Ndërkohë, Kuvendi i ka emëruar edhe katër anëtarë të bordit, i cili përbëhet prej shtatë individëve. Përpos kryetarit Arlind Grantolli, anëtarë të bordit janë emëruar edhe Edmond Thaçi, Faton Polisi, Arlind Sadiku dhe Leonard Hajdaraj.

Dy anëtarë tjerë do t’i zgjedh vetë kryetari i SHGSPK-së, siç parasheh statuti. Grantolli ka premtuar shumë punë për ta faktorizuar gazetarinë sportive, derisa theksoi se ndërkombëtarizimi i SHGSPK-së mbetet prioritet thuajse kryesor.