Arlind Bajskolli, talenti prishtinas që po ‘çmend’ menaxherët në Angli (FOTO)

Deri para katër muajsh, luajti nëpër të gjitha grupmoshat e klubit më të madh në vend, Prishtinës, me të cilën ka fituar tituj kampioni dhe Kupa. Tani ndodhet në Angli, ku karriera e tij pritet të marrë rrugën e merituar.

Arlind Bajskolli, 19-vjeçari nga Prishtina ndodhet në Akademinë ‘FootballCVacademy’, tek e cila po stërvitet dhe luan që nga vera e këtij viti.

Kam ardhur në këtë akademi dhe deri më tani po më shkon mirë. Ka menaxherë të cilët marrin talent nga kjo akademi dhe tani kam rënë në sy të tyre”, thotë Bajskolli për GazetaOlle.com.

Ai është mesfushor anësor, por që mund të luajë edhe në qendër. Karakteristikat e tij janë teknika e mirë me topin dhe shpejtësia. Është i gjatë 1.77 cm.

arlindii

Së fundi ishte tek juniorët e Prishtinës, kurse pjesë e bardhekaltërve ishte që nga mosha 10-vjeçare. Ai në Angli kaloi pas kontakteve të vazhdueshme me Akademinë në fjalë.

E ardhmja e tij varet edhe nga viza, e cila i skadon në janar, por që beson se ajo do t’i vazhdohet pas kalimit në ndonjë klub më të madh.

arindii

Për Bajskollin ka interesim edhe nga menaxher portugez, i cili pritet ta rehatojë në ndonjë klub të madh.

E ardhmja e tij do të mësohet në muajt në vijim, pasi paraqitjet e tij me ‘FootballCVacademy’ e dëshmojnë se ai shumë shpejt mund ta rehatohet në ndonjë klub të madh anglez. /Olle/

arlindi

arlindiiii