Arlind Ajeti me pozitë të re, merr vlerësime maksimale

Mbrojtësi Arlind Ajeti ishte protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Krotones, teksa mori një pikë përballë Atalantës së Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli. Përveç asistit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes.

Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja. E, duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes. “Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol” – deklaroi Zenga.