Arka Skënderbeu do të mbushet me miliona, shet dy lojtarët nga Kosova

Nga ora në orë, Skënderbeu pret të zyrtarizojë dy shitje të bujshme.

Portali “Korça Sot” si gjithmonë i pari në zbulimin e lëvizjeve më të fundit te Skënderbeu, arrin të zbulojë edhe dy emrat të tjerë që do të shiten moment pas momenti.

Enis Gavazaj dhe Fidan Aliti, janë dy lojtarë të cilët ndodhen për momentin në Korçë, madje edhe sot kanë qenë prezentë në qytetin juglindor, por që kanë bërë gati “valixhet” për t’i dhënë edhe ata lamtumirën Skënderbeut.

gavazaj-696x390

Burime të ‘Korça Sot” pranë klubit bardhekuq bëjnë me dije se drejtuesit janë drejt akordit me dy ekipet jashtë vendit që kërkojnë shërbimet e këtyre lojtarëve dhe shumë shpejt do të bëhet realitet diçka e tillë.

Shitja e të dyve do të mbushë sigurisht arkën e klubit “Skënderbeu” dhe korçarët e kanë të sigurt që do të kenë mundësi të afrojnë nga ky moment lojtarë të tjerë.