Arion Ymeri sqaron situatën e krijuar te Drenica: Ja çfarë po pres nga kryesia e klubit

Kanë filluar të shfaqen problemet te skuadra e Drenicës në fund të stinorit vjeshtor.

Tashmë, portieri Arion Ymeri nuk është paraqitur në stërvitje që nga ndeshja me Gjilanin.

Për këtë mos paraqitje në stërvitje, nuk dihen arsyet, por që Gazeta Olle mëson se portieri ka mosmarrëveshje me klubin nga Skenderaj.

Ymeri ishte pjesë e padiskutueshme e portës së Drenicës duke qenë shpëtimtar në shumë ndeshje me pritjet e tij.

E portieri ka sqaruar situatën e krijuar së fundi në ekipin e Drenicës për Gazeta Olle.

“E vërtet është që nuk jam duke stërvitur në ekip, jam duke e pritur një vendim të kryesisë së klubit dhe nuk dua të hy në detaje njëherë për këtë rast”, tha gardiani Ymeri.

Me gjithë insistimin tonë, Ymeri nuk zbuloi diçka më shumë rreth këti rasti.

Gazeta Olle tashmë ka kontaktuar me trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku i cili nuk ka dashur të flas për këtë temë.

“Kjo është një çështje e brendshme e klubit, kështu që për këtë temë nuk kam nevojë më gjatë të flas”, tha Lushtaku për Olle.

Drenica këtë xhiro si vendas do ta pres Vushtrrinë në “Bajram Aliu”.

Në rast fitoreje, Drenica do të bënte një hap të madh drejt luftës për t’u larguar nga zona e kuqe e rënjës nga liga.

Kujtojmë, pas 15-të xhirosh, “Shqiponjat e Zeza” gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 21 pikë./Gazeta Olle