Arifaj te Feronikeli, kjo është deklarata e Tovërlanit

Ditët e fundit është shkruar në rrjete sociale se sulmuesi i Drenicës, Granit Arifaj do t’i bashkohet kampionit në fuqi të Kosovës, skuadrës së Feronikelit, raporton Gazetaolle.com.

‘Timonieri’ Afrim Tovërlani nuk është në dijeni të këtij fakti. “Unë nuk e kam kërkuar dhe nuk e di se kush ka biseduar me të. Përndryshe, prioritetet e klubit i di vetëm kryesia dhe unë. Po e përsëris, unë nuk e kam kërkuar Arifajn”, ka thënë Afrim Tovërlani për Gazetoalle.com.

Ndryshe, Afrifaj është shënuesi i dytë më i mirë në stinorin vjeshtor me nëntë gola të shënuara. /Olle