Argjentina shmangu Brazilin, ja me kë takohet në çerekfinale

Argjentina ka siguruar kualifikimin nga Grupi B në Kupën e Amerikës, duke mundur Katarin në sfidën e tretë.

Kombëtarja argjentinase fitoi me rezultat të pastër, 2:0 dhe nga tri ndeshje tuboi katër pikë, për t’u renditur në vendin e dytë, përcjellë “Olle”.

Në çerekfinale, Leo Messi me shokë takohen me vendin e dytë të Grupit A, që është Venezuela.

Golat e fitores i realizuan dy sulmuesit Lautaro Martinez dhe Sergio Aguero.

Renditjen në vendin e dytë Argjentinës ia mundësoi fitorja e Kolumbisë ndaj Paraguait (1:0).

Kësisoj, Kolumbia mbyllë ndeshjet e grupeve në vendin e parë me pikë të plota, 9. /Gazeta Olle/