Argjentina e fiton me Italinë, Gjermania dhe Spanja baras

Argjentina e ka fituar miqësoren ndaj Italisë, ndërsa Gjermania dhe Spanjë kanë luajtur barazim.

Në ‘Etihad Stadium’ në Mançester, Argjentina ka mposhtur 2:0 Italinë, e cila në portë kishte të rikthyerin Buffon.

ffkreklama

Banega në minutën e 75’ dhe Lanzini në minutën e 85’, shënuan për fitoren e Argjentinës.

Në ndeshje tjetër, Gjermania dhe Spanja kanë dhuruar një shfaqje tejet të mirë, por në fund është dashur të kënaqen me barazimin 1:1.

Rodrigo në minutën e gjashtë e kaloi në epërsi Spanjën, ndërsa Muller në minutën e 35’, barazoi për 1:1.