Argjend Mustafa konfirmon klubin e tij të ri (FOTO)

Argjend Mustafa edhe zyrtarisht është bërë me klub të ri.

Mesfushori vushtrrias ka lënë klubin e vendlindjes, Vushtrrinë me të cilën luajti në gjashtë muajt e fundit.

Ai u rikthye sërish në kampionatin shqiptar, por tek klubi i Kamzës.

“Dua t’iu njoftojë se kam nënshkruar kontratë me klubin e Kamzës, në Superligën shqiptare. Falënderim të veçantë për klubin tim të zemrës, FC Vushtrria, kryesisë së saj dhe gjithë stafit teknik dhe bashkëlojtarët”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa, raporton Gazeta Olle.

argjend