Argjend Mustafa është futbollistë pa kontratë

Njëri ndër mefshorët më të mirë në këtë kampionat Argjend Mustafa i Trepçës ’89 është futbollistë i lirë pasi kontrata me klubin mitrovicas i ka skaduar. Ai thotë se primare do ta ketë këtë skuadër, por do t’i shqyrtojë edhe ofertat tjera.

“Nuk kam më kontratë me Trepçën ’89. Primare për mua mbetet kjo skuadër pasi për 1 vit e gjysmë kam kaluar shumë mirë aty. Ka pasur intersim nga disa skaudra por ende nuk kam biseduar me asnjë. Do të shohim se çka do të ndodh në ditët e ardhshme”, pohoi Mustafa për Gazetaolle.com.

Mustafa ishte njëri prej lojtarëve më të dalluar në ndeshjen finale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Feronikelit.