‘Arena Kombëtare’ po bëhet me hapa të shpejtë, shikoni videon

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se stadiumi i ri ‘Arena Kombëtare’ po merr formë.

Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar tashmë gjysmën.

Ndërkohë, edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë.

Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.