“Arena Kombëtare”, konfirmohet lajmi spektakolar

“Arena Kombëtare” do të jetë nikoqire e kampionit të Botës, Francës.

Lajmi tashmë për “Procesi Sportiv” është konfirmuar edhe nga i pari i FSHF-së, Armando Duka, përcjellë Gazeta Olle.

“Ndeshja me Francën do të luhet në Arena Kombëtare”, shkruan mediumi shqiptar.

Shqipëri – Francë, zhvillohet me 17 nëntor dhe fillon nga ora 20:45.

Kujtojmë, vetëm tre ditë më parë, Shqipëria luan ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”./GazetaOlle

Fotografia e Procesi Sportiv