Edhe kryetari i KEK-ut distancohet nga nënshkrimet për rrëzimin e Agim Ademit

Lista e nënshkrimeve e publikuar së fundi për rrëzimin e të parit të FFK-së, Agim Ademi ka bërë që të reagon edhe kryetarin e KEK-ut, Besnik Mjeku.

Ky i fundit për Gazeta Olle ka thënë se nënshkrimi i tij ka qenë për një tematik tjetër dhe jo për të lartcekurën.

“Unë personalisht kam nënshkruar krejt për diçka tjetër, unë nuk kam nënshkruar për thirrje të kuvendit.

Ne si FC KEK-u, akoma nuk e kemi të drejtën e votës pasi këto të drejta i ka Arben Shahini.

Si kryetar i klubit, kemi vendosur të jemi në mbështetje të Agim Ademit pasi nuk e kemi edhe të vetmin arsye të jemi kundër”, ka thënë Mjeku për gazetën.