Ardin Dallku shënon me vollej golin e fitores në minutat shtesë (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ardin Dallku, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit në Kampionatin e Ukrainës në fanellën e Vorskla Poltavës.

Mbrojtësi nga Vushtrria ka realizuar në minutën e 91-të për fitoren 1:0 të skuadrës së tij ndaj Karpatyt në xhiron e tetë të Premierligës së Ukrainës.

Dallku realizoi pas një rivënie nga këndi me një goditje ‘volej’.

Ky është goli i parë i 23-vjeçarit në këtë kampionat ndërkohë që skuadra e tij pas këtij takimi ndodhet në pozitën e katërt me 12 pikë të grumbulluara.

Ardini është vëllai i vogël i futbollistit të Prishtinës, Armend Dallku i cili gjithashtu ka bërë karrierë të Vorskla.

VIDEO e golit: