Ardian Nuhiu: Dominuam totalisht Gjilanin, fitore e merituar

Drita fiton derbin dhe “ngjyrosë” Gjilanin bardhekaltër deri në sfidën e ardhshme me rivalin lokal.

Skuadra e Ardian Nuhiut fitoi minimalisht 1:0 me golin e Ardian Cuculit, duke marrë një trepikësh me vlera dhe duke kaluar Gjilanin në renditje, përcjellë Gazeta Olle.

Trajneri i Dritës, Nuhiu, deklaroi pas ndeshjes se Drita e meritoi fitoren.

Sipas tij, skuadra bardhekaltër dominoi derbin.

“Sot ekipi im bëri një ndeshje shumë të mirë. E kemi merituar fitoren”, deklaroi Nuhiu për “Supersport”.

“Ne sot e kemi dominuar Gjilanin dhe kemi pasur raste për të shënuar edhe më shumë gola”, shtoi ai. /Gazeta Olle/