Ardian Limani befason të gjithë, kjo është e ardhmja e tij

Mbrojtësi i Feronikelit, Ardian Limani do ta vazhdojë karrierën jashtë futbollit kosovar, më saktësisht në Belgjikë.

Ai do të udhëtojë drejt shtetit belg për prova në një skuadër të kategorisë së parë atje.

Lajmin e konfirmon për gazetën vetë Limani, duke thënë që nuk është në negociata me Dritën.

14980808_1214163021974115_3642448845756479581_n

“E gjitha që mund të them është se asnjëherë nuk kam biseduar me skuadrën e Dritës deri më tani , e as nuk do të bisedoj tani për tani! Arsyeja është që unë me gjasë ditëve në vijim do të jem në prova në një skuadër të kategorisë së parë në Belgjikë, aty do të qëndrojë për disa ditë, ndërsa fati im do të varet nga këto prova! Nëse kam fatin të nënshkruajë për atë skuadër, atëherë do të thotë se nuk qëndroj më në Kosovë, ndërsa nëse nuk transferohem atje, me t’u kthyer në Kosovë do të ulem për të biseduar me klubin e Feronikelit, të cilëve i kam premtuar një gjë të tillë”, deklaroi Limani për Gazetën Olle.

ardian limani

“Ata e dinë planin tim dhe nuk shqetesohem shumë, por vetëm desha të sqarohem publikisht, pra përparësi do të ketë Feronikeli, pastaj do të shohim nëse do të bëjmë marrëveshje, nëse jo do të ndërroj skuadër, varësisht se ku ndihem më mirë! Do ta respektojë maksimalisht Feronikelin, të cilët më kanë trajtuar jashtëzakonisht mirë”, shtoi ai.

12920369_1061253420598410_5352445494226712107_n